Mediat maqedonase raportuan ditën e sotme se pas zbulimit të një fabrike drogë në Ohër, u arrestua dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit, Ilir Xhakollit.

Xhakollai ka reaguar në lidhje me lajmin duke e hedhur poshtë, ndërsa tha se dhëndri i tij momentalisht është me pushime në Turqi. Ai shtoi se nuk e di se kush e ka përfshirë emrin e tij mes të arrestuarve.

“Nuk e di si kanë dalë këto lajme, emri i dhëndrit nuk është i përfshirë. Ai momentalisht është me pushime në Turqi”, ka thënë kryebashkiaku socialist.

Një “shtëpi bari” është zbuluar mëngjesin e sotëm në fshatin Orovnik të Ohrit. Sipas autoriteteve maqedonase, janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë. Në pranga u vunë 10 persona.