Gjatë protestës së mbajtur në Tiranë, një pensionist ka mbajtur një fjalim ku ka ironizuar bonusin e pensionistëve të paralajmëruar nga qeveria, duke e lidhur atë me pjesëmarrjen e tij në tubime.
Ai u shpreh se shumën e përfituar do ta përdorë për të udhëtuar nga Elbasan drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protesta, ndërsa u bëri thirrje edhe pensionistëve të tjerë që të mbështesin të rinjtë në aktivitetet e tyre.
“Mesazhin e parë do t’ia jap banditit të Surrelit. Na kanë dhënë 50 mijë lekë bonus. Mos u mërzit, sepse me ato para do të vij pesë herë në protestë. U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë dhe të mbështesin rininë e mrekullueshme. Ndryshe, ato 50 mijë lekë të qelbura le t’ua japin lëpirësve”, u shpreh ai gjatë fjalës së tij në tubim.
Deklarata u mbajt në kuadër të protestës së vijueshme, e cila ka mbledhur qytetarë të moshave të ndryshme në qendër të kryeqytetit.
