Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, ka bërë një deklaratë të sinqertë gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, duke pranuar se bashkia e saj nuk ka përfunduar ende hartën e nevojshme për paketën e maleve. Në fjalimin e saj, Bufi theksoi se ka nevojë për më shumë kohë dhe mbështetje për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm, duke pranuar se janë bërë disa vonesa.

Bufi: E vërteta është se nuk i kam sjell.
Rama: Bëj autokritikë

Bufi: Është autokritikë. Ne kemi nisur pak punën, por se kemi finalizuar. S’ka vend për të tjera. Pak se më shumë prishet. Faleminderit që s’na kritikove hapur.
Më kujtuan se ke bërë shumë punë se s’doja të vija në një rresht me të tjerët. Që të mbështesh në një rresht me Memaliajn dhe Fushë-Arrëzin, s’më pëlqen. Jepja pak atij mikut tim nga Fushë-Arrëzi.

Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit: Faleminderit dhe zonjës që na mbroi.
Rama: Kur zonja të mbron, do të thotë se situata është e rëndë fare, se ajo nuk mbron njeri.