Në Tiranë po zhvillohet sot Forumi i parë i Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, një ngjarje e rëndësishme që sjell së bashku liderët e rajonit, përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian dhe investitorë ndërkombëtarë.

Në hapje të forumit, kryeministri Edi Rama propozoi që kjo nismë të kthehet në një traditë vjetore që të mbahet në kryeqytetin shqiptar. Ai shfrytëzoi rastin edhe për një batutë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke i thënë me humor se në Tiranë do të gjente më shumë diell, ushqim të mirë dhe më pak stres se sa në ritmin intensiv të Brukselit.

“Faleminderit Ursula që u ktheve në Ballkanin Perëndimor për të na sjellë edhe më shumë lajme të mira, edhe më shumë detyra shtëpie, por edhe për të shijuar më shumë diellin, ushqim më të mirë dhe më pak mërzi se sa në flluskën tënde të të BE në Bruksel.

Dua që t’i bëj një falënderim të veçantë skuadrës suaj për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm për ta bërë realitet këtë gjë dhe sidomos drejtorit tuaj të përgjithshëm që ndau me ne mendimet e veta të mprehta për dobinë e një konference të tillë investimesh mes BE dhe BP. Konferencë që jemi të gatshëm ta kthejmë në një mbledhje të përvitshme, në një program gjithnjë e më ambicioz”, tha Rama.