Policia e Lezhës ka ekzekutuar masat e sigurisë për 9 shtetas, të cilët akuzohen për përfshirje në një rast ndërtimi të paligjshëm në zonën e Ranës së Hedhun. Sipas hetimeve, personat e arrestuar janë implikuar në falsifikimin e dokumenteve dhe shpërdorimin e detyrave, duke mundësuar ndërtimin e paligjshëm në këtë zonë.
Masat u realizuan nga strukturat e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Shkodër-Lezhë, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lezhës, datë 27 tetor 2025. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të tjerë personave të përfshirë.
Konkretisht, ndaj shtetasve:
-Pjeter Tuci, 67 vjeç, banues në fshatin Shënkoll, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave dhe stampave”;
-Gentian Malotai 34 vjeç, banues në Shëngjin, ish drejtor i AShK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;
-Artur Shabaku, 37 vjeç, banues në Lezhë, ish përgjegjës për legalizimet i AshK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;
-Artmir Maxhuni 35 vjeç, banues në Lezhë, ish përgjegjës për legalizimet i AshK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;
-Luiza Bala, 65 vjeçe, banuese në Tiranë, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
-Hekuran Xhina 65 vjeç, banues në Elbasan, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
-Kol Mala, 66 vjeç, banues në Tiranë, ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, u ekzekutua masa e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
-Flor Gjini 41 vjeç, banues në Lezhë, ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, u ekzekutua masa e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
-Martin Ndoka, 50 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Komunitet, u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
