Rahimi, ish-pjesëtar i muxhahedinëve tregoi në një intervistë për mediat arsyen pse u largua nga MEK pas 17 vitesh.
Ai rrëfeu se si brenda kampit nuk lejohej komunikimi me familjen dhe imponohej ideja se familja është armik.
“Kam qenë 17 vite pjesë e MEK-ut, kam 7 vjet që jam larguar. Kam ardhur në Shqipëri për t’u larguar. Arsyeja ime kryesore e largimit ka qenë sepse në kampin Ashraf nuk na lejohej asnjë komunikim me familjarët. Telefoni, kompjuterët kanë qenë të ndaluar. Familjarët i kam në Iran. Ka qenë dhunë psikologjike, çdo gjë me urdhra dhe detyrim. 17 vite interneti është përdorur vetëm për pjesën kibernetike. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet që jam larguar,” – u shpreh Rahimi.
Sipas tij operacioni policor dje ishte mëse normal dhe nëse banorët e MEK-ut nuk do të kishin asgjë për të fshehur nuk kishte pse të reagohej në atë mënyrë.