Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar me tone të ashpra ndaj projektligjit të ri për barazinë gjinore, i propozuar nga maxhoranca. Në një deklaratë publike, Shehu shprehet se nisma ligjore “cënon themelet e shoqërisë shqiptare” dhe e konsideron si një rrezik serioz për strukturën tradicionale të familjes.
Sipas tij, projektligji hap rrugën për njohjen ligjore të “dhjetëra gjinive”, duke dalë jashtë kuadrit biologjik të mashkullit dhe femrës.
Ai akuzon mazhorancën se po përdor “Ligjin e Rilindjes” për të futur në sistem norma dhe ide që bien ndesh me traditat dhe vlerat kombëtare. Reagimi i Shehut vjen në një kohë kur projektligji është ende në fazën e diskutimeve parlamentare dhe ka ngjallur debate të forta në opinionin publik.
Reagimi:
PD, Shoqeria njerezore, egzistenca e saj, familja, qe bazohen mbi dy gjini Mashkull e Femer, rrezikohen seriozisht!
Sot Grupi parlamentar i PD dorezoi ne Kryesine e Kuvendit perseri projekt Ligjin:
“Per nje shtese ne ligjin nr.10129, date 11.5.2009 Per gjendjen civile, i ndryshuar”.
Kjo inisiative ligjevenese ka per qellim te percaktoje qarte e pa lekundje qe ne Shqiperi njihen vetem dy gjini, Mashkull e Femer, te percaktuara qe ne lindje.
Theksoj se ne Janar u dorezua per here te pare kjo kerkese, por qe ndesh me Kushtetuten, Rregulloren nuk u perfshi ne punimet e Kuvendit nga maxhoranca.
Tashme po riperseritet, duke marre kjo nje rendesi te vecante.
Sepse aktualisht jemi perballe nje tentative tinzare te Rames & Co, qe nepermjet nje ligji per “barazine gjinore” te sjelle ne Kuvend, kerkojne te “hedhin ne ere” thelbin e Jetes, Shoqerise, Familjes, konceptin e dy gjinive, Mashkull e Femer.
Ai ligj i Rilindjes con ne njohjen e dhjetra gjinive duke:
1-Futur konceptet LGBT, trans, gay etj, qe ngaterrojne qellimshem gjinine me orientimin seksual, per te goditur themelet e shoqerise e familjes.
2-I hapur rruge termit “Gjinia e perkatesia e shumefishte” per te goditur konceptin jetik te shoqerise e cdo specie, mashkull e femer.
3-Kaluar keshtu tek identitete te shumta, si jo gjinor (non binary), transgjinor, gjinor fluid etj etj, si pjese e shoqerise homo, trans, “woke” etj!
4-Rrezikuar edhe femijet sepse legalizon politikat “gender” shkaterruese, qe sot kerkohen te futen ne shkolla nga grupet LGBT etj.
5-Goditur keshtu konceptin nje Burre e nje Grua te familjes, per te shkuar te familjet gay, trans, fluid etj.
6-Eliminuar emrat e shenjte Nene e Baba e zevendesuar ato me shprehjet numerike Prindi 1,2,3…
Shoqeria shqiptare, vlerat e saj, familja jone, femijet, jane perballe nje tentative djallezore te kesaj Rilindje…
Qe duhet ndaluar per te miren e te gjitheve.
Projekt Ligji i dorezuar nga ne sot, e bllokon kete shkaterrim te vlerave!