Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Durrësi, për “Shqipëria Live”, gazetarja Vali Qyrfyçi tregoi detaje të reja nga konflikti i ndodhur mes krushqve.

Gazetarja tregoi se divorci ishte kërkuar nga fmailja e dhëndrit, pasi këta të fundit kishin zbuluar se nusja kishte një problem me shikimin.

Kjo kërkesë nuk ishte pranuar nga familja e nuses, ndërsa konflikti kishte përfunduar në polici.

 

“Familja e vajzës kanë shkuar në shtëpinë e djalit për të biseduar ndarjen, pasi nuk e kishin pranuar kërkesën e divorcit. Shkuan për të shuar konfliktet.

Në shtëpinë e dhëndrit ka qenë një kallashnikov dhe janë sekuestruar 30 fishekë. Një familjar i vajzës ka njoftuar policinë.

Duket se shkaku ishte se familja e burrit, kuptuan se vajza kishte një problem me shikimin. Dhe mungesa e sinqeritetit, ka shkaktuar këtë thyerjen e besimit për të çuar më pas dhe në ndarjen e çiftit.

Policia ka arrestuar dhëndrin e mamanë e djalit, dhe babain e vajzës, ndërsa nusja po hetohet në gjendje të lirë.

Djali ishte 33-vjeç, ndërsa nusja ishte 20 vjeç”, tha gazetarja Vali Qyrfyçi.