Fatos Nano nuk mbeti pa u përmendur nga Edi Rama vetëm pak minuta, pasi shkrepi të gjithë arsenalin e akuzave ndaj Ilir Metës dhe u kujdes të përdorte fjalët “ta shpëtojmë Lulzim Bashën”.


“Fatos Nano nuk ka nevojë të kandidojë. Është lideri historik i PS, i ka dhënë në front PS çfarë ka pasur për t’i dhënë. Tani jep me zemërgjerësi eksperiencat e tij dhe këshillat kur unë ia kërkoj. Siç do të bëj dhe unë kur nuk do të jem më kreu i PS dhe kryeministër”, deklaroi Edi Rama.


E ndërsa Rama pas asamblesë bëri një xhiro buzë liqenit, Fatos Nano kishte zgjedhur bregdetin për t’u relaksuar.


Në një foto të siguruar nga Top Channel ai ka pozuar i qetë përpara një gotë birre ku mbi tavolinë qëndron aleati që nuk e tradhton kurrë një paketë me cigare. Fatos Nanos ka zgjedhur të mbajë një profil tërësisht privat larg vorbullës politike.