PS ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare për 8 deputetë të PD-së, që sipas tyre kanë penguar zhvillimet në Kuvend.
Përjashtim është kërkuar për: Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Në këtë kërkesë, depozituar ne Kryesine e Kuvendit thuhet se keta deputete ofenduan kryeparlamentaren Lindita Nikolli, ndwrsa kjo kërkezë është firmosur nga 7 deputetët socialistë duke e depozituar dhe në Kryesi.
Kujtojmë se pak ditë më parë Kuvendi përjashtoi me 10 ditë kryetarin e PD-së, Sali Berisha, Belind Këlliçin, Flamur Nokën, Edmond Spahon dhe Edi Palokën.