Një automjet ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dibrës, teksa automjeti në pronësi të shtetasit F.N, ka qenë i parkuar. Shkak për zjarrin dyshohet një defekt në bobulën e gazit të automjetit, që punonte me gaz-benzinë. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë dhe është djegur, dyshohet si pasojë e një defekti të bombulës së gazit, automjeti (gaz-benzinë) me drejtues shtetasin F. N.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.