
Kompania që po kryen punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë ka hasur në 23 predha luftarake gjatë gërmimeve në trasenë e rrugës. Lajmi bëhet i ditur nga ARRSH, e cila konfirmon se pas gjetjes së predhave është njoftuar Ministria e Mbrojtjes dhe skuadrat e xhenios që do të merren me transportin e tyre dhe shpërthimin e kontrolluar diku tjetër.