Pas 1 ore, përballë ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ana e Forumit Rinor te koalicionit “BASHKE FITOJME”, do të zhvillohet një protestë paqësore për kundërshtimin e procesit zgjedhor të mbajtur në Kamëz më datë 14.05.2023.
Policia e shtetit ka marrë masa në lidhje me këtë protestë pavarësisht së është paralajmëruar si paqësore.
Forca të shumta policore janë mbledhur pranë ambienteve të KQZ-së për të parandaluar incidente të mundshme./ Top Channel