Një deklaratë e bërë nga avokati Alban Duraj mbi gjetjen e Bleona Matës shkaktoi një sërë reagimesh dhe një bujë të jashtëzakonshme mediatike. Pak ditë më parë gjatë një interviste për një emision televiziv, avokati Alban Duraj deklaroi se Bleona është gjetur dhe se është e birësuar nga një çift grek. Madje gjatë intervistës avokati theksoi se këto informacione i ka marrë nga një komunikim që ka patur me nënën e Bleonës, Bukurie Matën.
Ditën e sotme janë vënë përballë avokati Alban Duraj dhe nëna e Bleonës, Bukurie Mata. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ftesë në 5”, nëna e Bleonës shprehet se ka ngelur e shokuar nga deklaratat në fjalë. Ajo deklaron se nuk ka komunikuar kurrë me avokatin, duke theksuar se këtë rast do të ndjek penalisht. Më tej, Bukurie Mata tha se avokati është një person i pandërgjegjshëm, pasi po luan me ndjenjat e një nëne e cila ka vite që kërkon drejtësi.
Ndërsa, avokati Alban Duraj shprehet se ka cituar se çfarë i ka thënë pikërisht Bukurie Mata. Ai pretendon se këtë ajo e ka thënë gjatë një emision në RTSH, ku ai ka qenë i ftuar si ekspert. Sipas avokatit qëllimi i tij nuk ka qenë të përfitoj nga ajo, klikimet apo protagonizmi.
Pjesë nga debati
Zonja Bukurie: Jam shokuar nga një avokat, Alban Duraj, që ka folur në emrin ë një nëne, që kam kontaktuar me nënë e Bleonës, që është studente ekselente. Jam në një nënë që përballem me padrejtësisë, unë jam vetëm me të vërtetën. Me këtë njeri nuk kam patur asnjë telefonatë, asgjë. Avokati të bëjë një punë të palodhur, të pastër dhe të vërtetë. Jo t’a lëndosh, po më helmojnë çdo ditë. Si është e mundur të flasë në emrin e një nëne.
Avokati Alban Duraj: E kam të regjistruar, kemi qenë të ftuar në një emision në RTSH, kam qenë i ftuar si ekspert. Unë nuk jam prezantuar asnjëherë si avokati i zonjës. Por kjo nxiti reagimin e zonjës Bukurie dhe përfaqësuesit të saj. Gjithmonë i kam korrigjuar kur më kanë prezantuar si avokat i familjes. Unë kam qenë i ftuar dhe kur kam patur mundësi, e shikoj si detyrim moral, jo vetëm si avokat, jap mendimin tim. Është hedhur shumë baltë për mua. Së dyti , zonja Bukurie dje ka deklaruar se nuk më njeh. Unë i kam nisur linkun koordinatores suaj për emisionin. Kemi diskutuar gjatë emisionit, në publicitet dhe pasi ka përfunduar emisioni. Kam ofruar kontributin tim. Zonja bukurie më ka falënderuar.
Zonja Bukurie: Nuk kam komunikuar me ty. Pranoje, pastro ndërgjegjen, nuk ke komunikuar me mua përmes Flori Gjinit, do të ndjek penalisht. Je i pandërgjegjshëm.
Avokati Alban Duraj: Të lutem zonja Bukurie nuk dua të debatoj me ty. Më akuzoni për klikime, por nuk është ashtu. Gjithë qëllimi nuk ka qenë të përfitoj nga ti, hiqe nga mendja. Vetëm në bazë të asaj që kemi folur në atë emision, më keni treguar bisedat me një gazetar. Kam kërkuar për zonjën Bukurie në mënyrë që të ketë mbështetje financiare. Nuk është qëllimi im protagonizmi siç thotë avokati i familjes.
