Në studion e Top Story-t në Top Channel po diskutohet rreth mbledhjes së nesërme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku do të vendoset fati polik për Erion Veliajn si kryebashkiak.
Gazetari Denis Minga gjatë një debati me këshilltaren e PD, Ilda Zhulali e pyeti “Si do të jetë vota juaj nesër” (referuar shkarkimit të Veliajt). Kjo pyetje nuk mori përgjigje të drejtpërdrejtë nga demokratja, e cila tha se “Në autokraci s’ka as2-sh, as 3-sh, por vetëm 1-sh”.
Minga: Si do jetë vota juaj nesër?
Zhulali: Në autokraci s’ka as 2-sh, as 3s-sh, ka vetëm 1-sh. 1-shi e ka shkarkuar Veliajn me ceremoni në sheshin ‘Skënderbej’.
Top Channel