Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar largimin e disa ish-zyrtarëve të selisë blu, të cilët i janë bashkuar mazhorancës socialiste duke marrë pozicione drejtuese.
I pyetur për lëvizjen e fundit të Jola Hysajt dhe ish-zyrtarëve të tjerë demokratë, Berisha u shpreh se është “fatkeqësi” që ata kanë qenë pjesë e ekipit të tij.
“Është fatkeqësi që kanë qenë pranë meje ata. Të bashkohesh me Edi Ramën, të bashkohesh me një armik të egër të ekzistencës së kombit shqiptar, shkelmon mbi vetë substancën!”, tha Berisha.
