Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se Nano është shtruar në spital prej 8 tetorit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri ka përfunduar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore, teksa në shtator 2024 i është nënshtruar dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Po ashtu, në vitin 2023, ai përfundoi në intubim, për shkak të problemeve në mushkëri.
Themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë, tashmë është 73-vjeç, u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë.