Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i është bashkuar homazheve për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pasditen e kësaj të premte.
“Keqardhje për ndarjen nga jeta të z. Fatos Nano.
Nano ishte një politikan qytetar, liberal dhe komunikues modern në politikë e në shoqëri.
Sjellja e tij politike me kundërshtarët ishte plot predispozicion për dialog e kompromis.
Personalisht i jam mirënjohës, pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si President të Republikës, duke shmangur krizën politike e kushtetuese.
U prehtë në paqen e përjetshme!”, shkruan ish-presidenti Bamir Topi.
