Fatura nga dëmet e shkaktuara nga deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e 30 shtatorit ku dogjën karriget e tyre, është 764.922 mijë lekë.
Deputetët demokratë që akuzohen si përgjegjës për dëmet e shkaktuara janë kreu i Grupit i Grupit, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Etilda Hoti. Përkatësisht, secili prej tyre duhet të paguajë:
- -Gazment Bardhi duhet të zhdëmtojë demet me vlerë 209.175 lekë;
- -Flamur Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë;
- -Bledjon Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë;
- – Elda Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë.
Deputetët demokratë kanë afat për pagimin e tarifës deri në datë 20 Nëntor, në të kundërt lekët do t’u mbahen nga rroga.
Në seancën e 30 shtatorit u dogjën dhe dëmtuan 30 karrige, tapeti ceremonial në hyrje të salles së seancave plenare dhe stema e Republikës brenda në sallën e seancave.