Për herë të parë, 235 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë u mblodhën në Tiranë në kuadër të një konference të FBI-së.
Gazetari Lavdrim Lita, bëri me dije se në kuadër të takimeve janë sjellë edhe dosje nga Uashingtoni, të cilat, sipas tij, janë depozituar në Prokurorinë e Posaçme.
Lita tha se bëhet fjalë për materiale që lidhen me aktivitetin e grupeve shqiptare të trafikut të drogës në Amerikën Latine, të cilat sipas tij kanë rol në koordinimin e trafikut të kokainës drejt Evropës.
“FBI është prezentë në Shqipëri prej disa vitesh, për të luftuar narko-trafikun, që sjell në Shqipëri miliarda euro dhe ka tronditur dhe sëmurur ekonominë shqiptare. Sot është një ditë e mbarë. Janë diskutuar disa gjëra. Mendoj që janë sjellë edhe dosje nga Uashingtoni. Dosje që kanë lidhje me narko-trafikantët shqiptarë në Amerikën Latinë, të cilët janë kordinatorët më të mëdhenj të trafikut. Dosjet janë depozituar në SPAK, sepse kjo ka qenë një kërkesë e Dumanit dhe Brahos, kur kanë zhvilluar takime në Amerikën Latine, sidomos në Buonos Aires, Bogota, dhe vende të tjera, ku janë këto krerët e grupeve shqiptare, që transferojnë në Europë, qindra tonelata çdo vit, të kokainës, dhe kjo helmon gjysmën e Europës më drogë dhe është problematikë shumë e madhe”, tha gazetari Lita.
