Analisti Arjan Curri ka komentuar protestën e qytetarëve që po mbahet për të 12-ën ditë radhazi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. I ftuar në ‘Top Story’, Curri u shpreh se sipas tij ajo është një lloj reality show në bulevard, që nëse qytetarët nuk do t’i nxjerri një thelb, ajo do të përfundojë.
“Ke një tabelë mbrapa ‘nuk ke larë hesapet’. Larja e hesapeve ka një kuptim likuidimi, pra hesapet nuk janë mbyllur me studentët. Ti shikon një gjë që nuk shkon. Dy kolege të mia më thanë: Pyetja më e shpeshtë, çfarë ka marrë çhat është: shih pankartat e protestës dhe më bëj një të re të bëhem viral. Më duket si një reality show në bulevard, një show. Thirrjet për dhunë. Përdoren edhe fëmijët shumë për protagonizëm. Ti të nxjerrësh fëmijën aty që 5 vjeç të thotë ‘Rama në burg, Berisha në burg’ e traumatizon. Ishte një nënë sot që tregonte një fëmijë 1 vjeç dhe thoshte gjëja më e bukur e protestës është fëmija im. Njëri thoshte faleminderit që më bëre viral. I bie që protesta të zgjasë disa javë dhe të mbyllet. Nëse nuk i nxjerrin një thelb protestës do të mbyllet”, u shpreh Curri.
