Një vajzë 5-vjeçare nga Pogradeci është transportuar fillimisht në spitalin e vendit të saj, pasi sipas familjarëve ka pësuar një rrëzim aksidental nga një karrige në banesë.

Pas vlerësimit të gjendjes së saj shëndetësore, mjekët kanë vendosur ta dërgojnë vogëlushen drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme mbi gjendjen e saj, ndërsa pritet një vlerësim më i plotë nga mjekët në kryeqytet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 28.04.2026, në spitalin e Pogradecit, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një 5-vjeçare, banuese në Pogradec. Sipas deklarimeve të familjarëve, vajza është rrëzuar aksidentalisht nga një karrige, në banesë. Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Pogradecit, ajo u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës”, thuhet në njoftimin e policisë.