Një grua ka kërkuar ndihmë për kushtet në shkollën “9 Tetori” në Sarandë.

Sipas denoncimit të saj, në ambientet e shkollës nuk ka asnjë ngrohëse, ndërsa fëmijët janë të detyruar të zhvillojnë mësimin në temperatura shumë të ulëta.

“Fëmijët po dridhen nga i ftohti. Nuk ka asnjë ngrohje në shkollë,” u shpreh ajo gjatë telefonatës, duke theksuar se situata është e papranueshme dhe rrezikon shëndetin e nxënësve.