Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj po zhvillon një vizitë në Liban, e cila ka për qëllim riatdhesimin e fëmijëve dhe grave shqiptare që ndodhen kampin “Al Hol” në Siri.


Top Channel duke iu referuar medias në Liban raporton se për këtë qëllim Lleshaj ka biseduar me homologun e tij. Ndërkohë, bëhet e ditur se sot është takuar me Gjeneralin Abas Ibrahim, i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm për çështjet e sigurisë.


Fotot e takimit janë publikuar në faqen zyrtare të ushtrisë së Libanit. Për vetë sensibilitetin e çështjesh nuk jepet asnjë detaj se çfarë ndihme ka premtuar Gjenerali Abas Ibrahim. Top Channel ka mësuar se kjo vizitë është duke u zhvilluar nën masa të forta sigurie.


Kjo është hera e dytë që ministri Lleshaj, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit Gledis Nano qëndrojnë në Liban. Disa muaj më parë ata iu bashkuan përpjekjeve për të riatdhesuar Alvin Berishën.