Në studion e “Top Story” u diskutua mbi fenomenin e gjakmarrjes dhe ngujimit.
Prof. i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, u shpreh se ka dy rrugë për peronat e përfshirë në gjakmarrje. E para është armatosja e peronave që janë në rrezik për jetën dhe e dyta është heqja e armëve përmes amnistisë.
“Kemi pasur raste që ua kemi marrë armët dhe e kanë thënë ‘çfarë bëni’, nuk është politike kjo. O do i armatosim të gjithë, o do i heqim armët të gjitha. Unë jam për liberalizim. Ta mbajë gjithë jetën armën. Me leje e mban, nëse je i kërcënuar e mban armën dhe jashtë banesës“, u shpreh ai./ Top Channel



