Taulant Balla organizoi në Berat me ndihmën e ish kryebashkiakut Ervin Demo festën e fundvitit të grupit parlamentar të PS.

Dy burime nga brenda grupit të PS i thanë Top Channel se nuk morën pjesë në këtë festë kryesocialisti Edi Rama.

Nuk dihet arsyeja.


Krahas të paktën 10 deputetëve të tjerë nga grupi PS që munguan ishte edhe deputetja e qarkut Fier njëherazi zëvendëskryeminstrja Belinda Balluku.

Një burim nga grupi PS në kushtet e anonimatit e përshkroi festën “si një event për ti dhënë  një atmosferë normaliteti këtij fund viti paçka një situate jo edhe aq rozë për PS”.

Kjo ishte festa e parë e një formati të gjerë të grupit të PS ku gati 60% e tyre për herë të parë janë ulur në parlament si deputetë të kësaj force politike.