Në 112 e Pavarësisë së Shqipërisë, nga pika Kufitare në Morinë parakalojnë ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës drejt Tiranës e Vlorës.
Korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica, bën me dije se me simbole e veshje kombëtare qindra qytetarë nga Kosova, Presheva e Maqedonia e Veriut kanë kaluar sot kufirin e Morinës për të festuar në qytetet e Krujës, Tiranës, Vlorës.
Për të dytin vit radhazi, më 28 nëntor, Bashkia e Tiranës do të organizojnë paradën e shqiptarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Shqiptarët nga e gjithë bota do të bëhen bashkë në Tiranë në paradën e krenarisë.