Besimtarët bektashianë kremtuan sot Sulltan Nevruzin, një ndër datat më të shenjta të besimit bektashian, që shënon ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe, si dhe ditën e ringjalljes dhe rinovimit. Kjo ditë e shenjtë është një mundësi për besimtarët për të ringjallur shpresën dhe për të festuar unitetin dhe fisnikërinë bektashiane.
Fjala “Nevruz” do të thotë “Dita e re”, dhe për besimtarët është momenti kur gjithçka rigjallërohet, lind shpresa dhe rinovimi i njerëzimit. Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, besimtarët u mblodhën herët në mëngjes për të lutur për paqe dhe për të uruar njëri-tjetrin për më shumë lumturi dhe begati. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, shpërndau mesazhin e bashkimit dhe dashurisë, duke theksuar se Zoti do që ne të jemi të bashkuar.
Gjithashtu, ky moment i shenjtë bëri bashkë edhe politikanët në Kryegjyshatën Bektashiane, ku kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cilësoi këtë ditë një kremtim popullor që sjell gëzim dhe harmoni për të gjithë familjet. Kjo festë tradicionale vijoi me drekën ku përgatiteshin ushqime të veçanta, duke përfshirë byrekun me lekë dhe 12 lloje lakrash, që përgatisin amvisat dhe bashkojnë të gjithë familjarët për një festë të vërtetë.
