Një festë është kthyer në një skenë të dhunshme përleshjesh në Athinë, ku protagonistë janë bërë disa shqiptarë.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 dhe gjithçka nisi nga një debat banal mes disa shqiptarëve që po largoheshin nga festa. Raportohet se një nga shqiptarët iu drejtua një bashkëkombasi duke i thënë “Pse më sheh?”.
Pas kësaj, e gjitha eskaloi në përleshje fizike, ku për pasojë u plagosën 3 shqiptarë dhe një grek që ndërhyri për të qetësuar sherrin. Përleshja përfshiu rreth 20 persona dhe u përdorën mjete të mprehta, duke shkaktuar panik të madh mes pjesëmarrësve të tjerë në festë.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.