Kryeqyteti do të ndriçojë sërish për festat e fundvitit, edhe pse kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim.

Sipas një urdhri të lëshuar nga Veliaj, janë nisur menjëherë përgatitjet për zbukurimin e Tiranës për sezonin festiv. Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve ka marrë masat për instalimin e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë dhe kriteret teknike dhe estetike të përcaktuara për këtë qëllim.

Në dokumentin e lëshuar, theksohet gjithashtu se, në përputhje me vendimin nr. 420, datë 08.06.2006 të Këshillit të Ministrave, do të merren masa për dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave të institucioneve përkatëse.

Ky plan i ndriçimit dhe zbukurimit pritet të krijojë një atmosferë festive dhe të ngrohtë në kryeqytet për festat e fundvitit.