Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë e cilësoi 4 Korrikun si një festë të veçantë edhe për shqiptarët, duke theksuar simbolikën e Statujës së Lirisë dhe lidhjen historike mes dy vendeve.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë 🌎”, shkruan Rama në postimin e tij.

