Në kulmin e temperaturave ekstreme që kanë përfshirë vendin, ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në terren për të freskuar rrugët dhe sheshet në disa qytete, në përpjekje për të lehtësuar sadopak të nxehtin për qytetarët.

Në Gramsh, kjo nismë është pritur me entuziazëm nga fëmijët, të cilët janë argëtuar duke u freskuar në qendrën e qytetit nën spërkatjet e ujit nga mjetet zjarrfikëse.

Veprime të ngjashme janë ndërmarrë edhe në qytete të tjera të vendit, ku ekipet e zjarrfikësve kanë lagur rrugët për të ulur disi temperaturat e larta që kanë pushtuar Shqipërinë.