Lideri i Kubës, Fidel Castro e ka shkruar një artikull, përmes së cilit kritikon thashethemet rreth “sëmundjes” së tij të rëndë dhe mohon zërat që flasin për vdekjen e tij. Artikulli u publikua sot në faqen zyrtare shtetërore “Cubadebate”.


Ky artikull shoqërohet edhe me foto të cilat e tregojnë 86-vjeçarin duke qëndruar jashtë, përfshirë një fotografi që e tregon liderin duke e lexuar numrin e fundit të gazetës së partisë komuniste, “Granma”.


Në artikull, Castro thotë se i ka publikuar fotot për të treguar se sa të pandershme kanë qenë thashethemet lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Kjo është dëshmia e fundit se Castro është gjallë dhe duket se është mirë, pas një jave thashethemesh se ai është në shtratin e tij të vdekjes.


22 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com