Dy vëllezër janë përplasur me njëri-tjetrin në Fier mbi pronësinë e shtëpisë dhe debati ka degjeneruar në konflikt mes tyre.


Si pasojë e zënkës mes tyre, policia ka arrestuar Besmir Likën, 32 vjeç nën akuzën e dhunës në familje.


Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Tetori” të Fierit, ku vëllai i tij më i vogël, T. Lika ka lajmëruar policinë pasi i vëllai po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.


32-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga policia, por gjatë kontrollit të banesës atij i janë gjetur dhe 413 gram hashash.


“Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në banesë iu gjetën dy qese me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa me peshë rreth 413 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia e Fierit.


20 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)