Ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë nga policia. Në pranga ka rënë shtetasi Fation Bashaj, 28 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Vogël”, Fier.


Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij, shtetasen F.B, 23 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” .


17 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)