 Policia e Fierit ka vënë në pranga një 33-vjeçar me akuzën e dhunës në familje. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Shkëlqim Bregu, i cili përveçse e dhunonte edhe e kërcënonte bashkëshorten 9 vjet më të re, se nëse do të kallëzonte në polici do ta vriste.

Në kushte të rënduara psikologjike, 24-vjeçarja K.Bregu kishte tentuar edhe vetëvrasjen duke pirë pesticide.
Por një ditë më parë ajo ka marrë guximin të denoncojë 33-vjeçarin ndaj të cilit tashmë kanë nisur hetimet për dhunë në familje, kanosje për të mos kallëzuar dhe shkaktim të vetëvrasjes mbetur në tentativë.
24 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)