
Punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier kanë protestuar mëngjesin e sotëm. Ata pretendojnë se kanë tre muaj pa marrë pagat. Ata theksojnë se u ishte premtuar që do t’i merrnin para Vitit të Ri, por ende nuk kanë marrë asgjë.
“Kemi tre muaj pa marrë pagat. Na kanë gënjyer, shpresonim t’i merrnim për Vitin e Ri, por nuk morëm asgjë”, tregojnë ata.
9 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)