Policia e Fierit ka vënë në pranga një 45-vjeçar i cili ka tentuar të shtypë me makinë 2 persona. Arben Ramizi, nga fshati Kuman i Fierit, është arrestuar pasi rreth 22.00 të së dielës, në aksin rrugor Kuman-Qafa e Stefanit, ka tentuar të vrasë me automjet bashkëfshatarët e tij, B. M., 54 vjeç dhe S. M., 21 vjeç.
54-vjeçari ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. 45-vjeçari Arben Ramizi akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.
6 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)