Një i moshuar ka humbur jetën nga plagët e marra nga flakët që përfshinë ullishtën e tij në fshatin Margëlliç, të Rrethit të Fierit. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 70-vjeçari Elmaz Leka ishte duke punuar në parcelën e tij me ullinj në kodrat e Margëlliçit, kur është rrethuar nga flakët që përfshinë pemët njëra pas tjetrës.
I moshuari është përpjekur të shuajë flakët, por ka mbetur i asfiksuat nga tymi. Momentalisht mbeten ende të panjohura shkaqet e rënies së zjarrit. Policia dhe forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
18 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
