Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Fierit, ku drejtuesi i një mjeti tip “Porsche”, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara, duke i dëmtuar rëndë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, pas aksidentit drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet, madje ka hequr edhe targën e automjetit për të shmangur identifikimin. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e disa qytetarëve, të cilët e kanë penguar të largohej, si dhe reagimi i shpejtë i një patrulle policie që ndodhej pranë zonës, çka bëri të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tij.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë kontrollin e automjetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Fieraku me Porsche përplas 2 makina/ Merr targën e makinës dhe përpiqet të arratiset por... (VIDEO)
