Një ditë pas trazirave në Libi dhe Egjipt të shkaktuara pas publikimit të filmit blasfemik “Innocence of Muslims”, qeveria afgane ka urdhëruar bllokimin e portalit Youtube në të gjithë vendin.


“Kemi marrë udhëzime nga ministri i Informacionit dhe Kulturës dhe kemi urdhëruar bllokimin e Youtube, për sa kohë që portali nuk do të heqë filmin e padenjë”, ka thënë Aimal Majan, një funksionar i ministrisë së Komunacionit dhe Teknologjisë së informacionit.


Masat janë marrë menjëherë pas sinjaleve të lëshuara nga talebanët afganë se “do të reagojnë ashpër kundër SHBA-së” për “fyerjen e Kuranit të Shenjtë dhe Profetit Muhamed”.


Në një komunikatë të dërguar në media, zëdhënësi Zabihullah Mujahid ka theksuar se: “muhamedinët duhet tu përgjigjen forcave amerikane në fushën e betejës kundër veprimeve të ndërmarra nga ajo”. Nga ana tjetër, presidenti Hamid Karzai ka deklaruar me anë të një komunikate se: “kjo ofensivë mund të krijojë një konflikt mes kulturave dhe besimeve në votë dhe mund të shkatërrojë paqen mes popujve”. Sipas tij: “regjisori Sam Basil dhe pastori Terry Jones dhe pasuesit e tij përfaqësojnë vetëm një minorancë, dhe është thjesht qëndrimi i tyre dhe i askujt tjetër”.


13 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)