Etnomuzikologu Vasil S. Tole ka zbuluar se ka kontribuar në punën kërkimore për kolonën zanore të filmit “Odiseja”, duke qenë pjesë e ekipit të ekspertëve që asistoi në studimin e traditave muzikore të përdorura në këtë produksion.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tole falenderoi kompozitorin suedez Ludwig Göransson, fitues i çmimit Oscar për muzikën e filmit “Oppenheimer”, për besimin dhe bashkëpunimin gjatë procesit të kërkimit.
Sipas tij, gjatë përgatitjes së kolonës zanore, Göransson dhe regjisori Christopher Nolan treguan interes të veçantë për trashëgiminë muzikore shqiptare, duke studiuar elementë të polifonisë dhe traditave vokale të Labërisë dhe Toskërisë.
Tole theksoi se përfshirja e muzikës tradicionale shqiptare në një projekt kinematografik të këtyre përmasave përbën një vlerësim të rëndësishëm për kulturën shqiptare dhe një mundësi të veçantë për ta prezantuar atë para publikut ndërkombëtar.
Sipas etnomuzikologut, ky bashkëpunim dëshmon se trashëgimia muzikore shqiptare vazhdon të zgjojë interes edhe te emra të mëdhenj të industrisë botërore të filmit, duke e çuar atë në skenën e produksioneve më prestigjioze të Hollywood-it.
“Tani që premiera e filmit madhështor ODISEJA u krye, kam një falenderim për të bërë për kompozitorin e muzikës së kësaj filmi z. LUDWIG GORANSON, i cili më bëri pjesë të grupit të njohurive të muzikës në këtë film.
Qasja e regjisorit Nolan dhe talenti i pacak iz Goransson (fitues i çmimit të OSKAR për muzikën e filmit OPENHAJMER), bëri që vëmendja e tij të natyrshme të kthehej edhe nga traditat muzikore të mijravjeçare të popullit tonë, të Labërisë dhe të Toskërisë, vokale dhe instrumentale.
Padyshim, përfshirja e tire në muzikën e filmit (muzika e interpretuar nga fyejt e Gramshit, grupi i Djemve të Delvinës dhe fyelltari Vendim Kapaj-Vlorë), janë një konfirmim i vlerave të mira të muzikës artistike të popullit tonë. Përgëzime të Goranëve ustallarëve tanë janë ata që kanë thënë për këtë Homerik!”, shkruan Tole
