Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka dhënë dorëheqjen gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së PD-së.
Mësohet se Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen Berishës, duke ja lënë në dorë atij nëse e pranon apo jo.
Shkak për dorëheqjen e Gjekmarkajt, është bërë firmat për Endri Shabanin, që u zgjodh si Avokat i Popullit.
Ndërkohë që ende nuk dihet nëse Berisha, do ia pranojë dorëheqjen e Gjekmarkaj apo jo.
