Ish-kryeministri grek, Kostas Karamanlis ka bërë dy ditë më parë një udhëtim në Shqipëri ku është ndalur në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë.
Bashkëshortja e tij ka nxjerrë disa fotografi nga udhëtimi në vendin tonë, ku shkruan: “Tepelenë – Këlcyrë – Vouliarates. Aty ku mijëra ushtarë grekë dhanë jetën për një besim, për një ide, për një Komb. Për të gjithë ne. I falënderojmë dhe i nderojmë.”
Karamanlis ka qenë kryeministër i Greqisë në vitin 2009, kur së bashku me Sali Berishën, nënshkruan dy marrëveshjet e diskutuara për detin dhe ngritjen e dy varrezave të ushtarëve grekë në jug të vendit. Njëra prej këtyre varrezave ishte pikërisht në Këlcyrë, ndërsa e dyta në Bularat.




