Kreu i koalicionit “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka lënë të nënkuptohet se nuk do të tërhiqet nga beteja e tij politike pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit. Përmes një postimi të një poezie të Viktor Hygo në rrjetet sociale, Lapaj ka shprehur vazhdimësinë e angazhimit të tij, duke theksuar se lufta për të ardhmen e Shqipërisë është ende në zhvillim.
Në këtë postim, Lapaj nuk ka zbuluar ende nëse do të hyjë vetë në Parlament apo do të mbështesë dikë tjetër për të marrë vendin e tij, duke respektuar një deklaratë të bërë më parë, kur koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” arriti të fitonte vetëm 1 mandat deputeti nga zgjedhjet e majit. Megjithatë, mesazhi i tij është i qartë: ai mbetet i angazhuar për të realizuar objektivat politike të koalicionit të tij.
Postimi i Lapajt:
Të dua Shqipëri!
1000 në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,
Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi;
I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;
E në mbetë veç një, – unë do të jem ai!
-Viktor Hygo