Vijojnë debatet e ashpra në Komisionin Hetimor të Sterilizimit, ku është thirrur për të dëshmuar edhe ish-ministri Ilir Beqaj.
Beqaj nuk ka mundur të dëshmojë deri më tani pasi deputetët e PD dhe PS janë përfshirë në debate, teksa edhe ai vetë është përfshirë në një debat me kryetaren Albana Vokshi. Përplasja mes tyre ka ardhur pasi Vokshi iu drejtua Beqajt me fjalën “i shkreti”.
Debati:
Vokshi: “A do e lini të flasë atë të shkretin?” (drejtuar anëtarëve të Komisionit)
Beqja: “Ka mundësi që fjalën i shkreti mos e vësh në gojë për mua!”
Vokshi: “Po si ta them të them gjynah.”
Beqja: “Mos e përdor më fare atë fjalë.”
Vokshi: “A do bësh deklaratë apo të vijoj me pyetjet?”
Beqaj: “Boll e keni bërë 8 muaj. Ato epitete mos i përdorni. Hallin tënd s’ta zgjidh dot unë, ta kam thënë në Parlament.”
Vokshi: “Hallin tim e zgjidh vetë unë”.




