Situata paraqitet kritike në Mallunxë, ku zjarri ka dalë tërësisht jashtë kontrollit dhe flakët po përhapen me shpejtësi.

Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur në drejtim të banesave të fshatit, duke rritur rrezikun për banorët dhe pronat e tyre.

Përballë situatës së agravuar, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme dhe e koordinuar e forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencave, me qëllim frenimin e përhapjes së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave.

Rreziku mbetet i lartë, ndërsa situata në terren vijon të monitorohet.