Zjarrfikësit arrijnë të vënë zjarrin nën kontroll me shpejtësi.


Një zjarr shpërtheu në një zonë me kullota pranë fshatit Priskë në periferi të Tiranës sot, por zjarrfikëset dhe punonjësit e parkut kombëtar të Dajtit arritën ta vënë nën kontroll me shpejtësi. Njoftimi fillestar flet për djegien e një sipërfaqeje prej 5 hektarësh me shkurre.


Punonjësit e parkut besojnë se flakët janë pasojë e praktikës së blegtorëve për të djegur kullotat gjatë verës me synimin për të pastruar vendin nga shkurret dhe për t’i dhënë vend barit për bagëtitë e imta.


23 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)