Vijon të përkeqësohet situata nga zjarret në fshatin Gojan i Madh të Pukës. Mësohet se flakët po përshkojnë me shpejtësi sipërfaqet pyjore, duke krijuar një gjendje mjaft kritike për komunitetin lokal.
Përveç rrezikut të drejtpërdrejtë nga zjarri, në zonat e prekura janë shënuar ndërprerje të energjisë elektrike si dhe probleme serioze me linjat e komunikimit telefonik, çka ka vështirësuar më tej koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit në terren. Banorët e zonës bëjnë me dije se përballja me flakët është bërë e pamundur nga toka dhe kërkojnë me urgjencë ndërhyrje nga ajri
