Një banesë në fshatin Gajush, në rrugën e Burgut, është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Banesa është në pronësi të Pjetër Gjonajt, dhe në momentin e shpërthimit të zjarrit, brenda shtëpisë ndodheshin çifti i bashkëshortëve të moshuar dhe një fëmijë.

Raportoohet se të tre personat kanë pësuar probleme shëndetësore dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Zjarrfikësit arritën të ndërhynë në kohë dhe lokalizuan flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë përcaktuar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.